Konkursi garues 2010


Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës


publikon


KONKURSIN PËR NDARJE TË SHPËRBLIMEVE
VJETORE PËR ARRITJET MË TË MIRA NË ARKITEKTURË






Ju informojmë se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon konkurs për ndarje të shpërblimeve në arkitekturë. Ky lloj konkursi mbahet për herë të parë në Kosovë, konkursi i tillë do të ndikojë pozitivisht dhe në mënyrë edukative si dhe do të promovoje ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e rëndësisë së arkitekturës dhe vlerën e projektimit të mirë. Ndarja e shpërblimeve ka rendësi të madhe publike dhe profesionale në njohjen dhe shpërblimin e vlerave në shumë lëmi në arkitekturë Shpërblimet do të ndahen ne Gala mbrëmjen që do të organizohet në fillim të muajit Prill, 2011.

Shpërblimet ndahen në këto kategori:

  • Te arritura - Inxhinier dhe Arkitekt dhe Inxhinier i ri dhe Arkitekt i ri i vitit
  • Konceptet dhe prezantimet
  • Shperblimi - Dizajn i persosur
  • Shperblimi Arkitekture mbreselenese
  • Zgjedhja e qytetareve
  • Perkushtrimi ndaj sherbimit
  • Cmimi i nderit
  • Arkitekture Edukative dhe promovim te Arkitektures
  • Ndermarrje-Praktikat inovative me te reja dhe me te mira
  • Cmimi Linda Bunjaku - kontributi vullnetar


Afati i fundit për dorëzim është 13 Mars 2011.

Për më shumë informacione klikoni webfaqen e asociacionit www.asocak.org
si dhe për çdo pyetje shkruani në aarkitekt.k@gmail.com

APLIKO TANI!!





Comments

Popular Posts