Si të krijojmë panele të dyerve në ArchiCAD



Edhe pse ArchiCAD-i tashmë ka koleksion të gjerë të paneleve të dyerve, ndonjëherë na nevojitet ndonjë panel special për nevoja specifike. Është shumë lehtë që ta krijojmë sipas nevojës sonë, na nevojitet vetëm 2 deri 3 minuta që ta krijojmë. Shikoni me vëmendje shembullin e më poshtëm dhe ju së shpejti do të jeni në gjendje të krijoni panelet e juaja për dyer dhe dritare sipas dëshirës.

1. Modelo derën në bazë sikur të ishte e shtrirë në tokë. Pjesa e poshtme e derës duhet të jetë e orientuar kah pjesa e poshtme e fletës. Përdori 3D veglat sikurse janë pllaka [Slab] dhe muri [Wall] për krijimin e panelit dhe detajet në panel. Krijoni hapjen dhe vendose një pllakë më të hollë që ta krijojmë qelqin. (Kujdes në fotot e më poshtme: Teksti dhe Dimensionet janë vetëm informata që na ndihmojnë për përshkrimin se çka jemi duke krijuar. Ato nuk nevojiten për krijimin e panelit të derës.)




2. Krijo panelin me materialet e sakta dhe me dimensione që i përgjigjet nevojave tuaja. Nëse ju nevojiten disa panele të dyerve me dimensione të ndryshme apo me variante të ndryshme të materialeve, krijo nga një për secilën variante. Panelet e krijuara në këtë mënyrë nuk mund ta ndryshojnë madhësinë pa e deformuar derën si dhe parametrat e materialeve nuk përgjigjen me panelet e krijuara sipas dëshirës.

3. Zgjidh vetëm panelin e derës me ndihmën e veglës për selektim [Select]. Vështro vetëm elementet e panelit të derës në 3D që të siguroheni a është në rregull.



4. Nëse jeni të gatshëm ta ruani panelin, shko në menynë File, zgjedh Library and Objects, dhe nga sub-menyja zgjedh Save Custom Component…



5. Dritarja e Choose Component Type do të hapet. Zgjidh Custom Door Panel nga opsioni Available Types.



6. Një dritare për ruajtjen e panelit do të paraqitet. Formati duhet të jetë i përcaktuar në ArchiCAD Object File (*.GSM). Caktoni një emër unik (p.sh. Door Panel_01) dhe e ruani në follderin e librarive të juaja.



7. Hapeni veglën e derës [Door] dhe zgjedh llojin e derës që dëshironi ta përdorni. Shko në pjesën Door Panel nga lista e parametrave [Parameters]. Zgjedh opsionin Custom Panel nga pop-up menyja e Door Panel Style. Menjëherë poshtë do të krijohet një fushë e re e quajtur Custom Panel Name.



8. Në Custom Panel Name zgjidh panelin e derës nga popup menyja “emir i panelit që e kemi ruajtur” (p.sh. Door Panel_01).



9. Në pamjen e 3D-së së objektit duhet të shihet paneli që e kemi krijuar. Ju mund të vendosni pajisjet e derës në këta panele. Mbaj në mend që për kërkesat e dimensioneve të ndryshme apo nevojat e materialeve nevojitet që të krijojmë panele të veçantë.



Nëse ky panel përdoret vetëm për një projekt, atëherë ruaje në libraritë e projektit [Project Library]. Nëse e përdorim për disa projekte, ruaje në Libraritë e zyrës [Office Library].

Ja një shembull të derës me këtë panel:



Në mënyrën e njëjtë mund të krijoni edhe dorëza të dyerve, komponent të objekteve si dhe komponent të 2D simboleve, pra pasi ta keni modeluar objektin vazhdoni nga hapi 5. dhe nga Dritarja e Choose Component Type zgjidhni:
*Në rast se dëshironi të krijoni dorëza/reze sipas nevojës përdorni opsionin: Custom DW Hardw Component
*Në rast se dëshironi të krijoni enëlarës apo rubinet sipas nevojës përdorni opsionin : Custom Object Component
*Në rast se dëshironi të krijoni 2D simbol të enëlarësit apo rubinetës tuaj përdorni opsionin: Custom 2D Symbol Component*Në rast se dëshironi të krijoni panele të dritareve përdoreni opsionin: Custom Windows Panel

Comments

Popular Posts